Infektohet mbrojtësi 20 vjeçar

Futboll

Infektohet mbrojtësi 20 vjeçar

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:02
Infektohet mbrojtësi 20 vjeçar

Covid-19 tanimë ka prekur edhe lojtarin e Lushnjës, Aldo Bani. Ka qenë trajneri lushnjar, Ilir Gjyla që ka zbuluar gjendjen e qendërmbrojtësit, teksa në konferencën për shtyp tregoi se për këtë shkak 20 vjeçari mungoi në ndeshjen me Tomorin.

Lojtari prej 8 ditësh qëndron në izolim, ndërsa gjendja paraqitet e mirë.

Kjo nuk është hera e parë që coronavirusi prek lojtarët e Lushnjës.

Javë më parë, veç futbollistëve edhe vetë trajneri Gjyla e kaluan Covid-19 duke qëndruar larg skuadrës.

Mungesa e Banit në qendër të mbrojtjes ndihet te lagunarët, me lojtarin që ka zhvilluar pesë ndeshje si titullar këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat