Më në fund Shaqiri

Futboll

Më në fund Shaqiri

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Më në fund Shaqiri

Xherdan Shaqiri është shumë afër rikthimit në fushë.

Ylli nga Kosova pritet që gjatë kësaj javë të rikthehet në stërvitje të plota të Redsat. Pas mungesës thuajse 2 muajshe, Shaqa ka kaluar problemet muskulare dhe do ta ndihmojë Liverpoolin në një periudhë kyq për titullin.

Mediat angleze e quajnë rikthimin e Shaqirit si dhuratë për Krishtlindje për Kloppin. Kjo pasi që Liverpooli, do të ketë orar të ngarkuar në javët në vazhdim dhe aktivizimi i Shaqirit, do të ndihmojë skuadrën që të ketë më shumë alternativa.

Sipas analistëve, Kloppi do të përdorë Shaqirin në vend të Jotasit si opsion për sulmin.

Shaqa mund të luajë edhe në mesfushë, por rikthimi i Alcantaras dhe Chamberlainit do të thotë se kosovari pritet të aktivizohet më shumë si sulmues i krahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat