Juventusi hidhet në sulm për sulmuesin e Napolit

Futboll

Juventusi hidhet në sulm për sulmuesin e Napolit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Juventusi hidhet në sulm për sulmuesin e Napolit

Arkadiusz Milik është jashtë planeve të Napolit, teksa këtë sezon nuk është grumbulluar dhe aktivizuar në asnjë ndeshje. Të Kaltrit mund të heqin dorë nga polaku që në muajin janar, për të mos ta humbur pa asnjë euro në fund të sezonit, ku i përfundon kontrata.

Vlera e kartonit të tij është 18 milionë euro, por duke parë situatën, Napoli mund të heqë dorë prej tij për 10 milionë euro. Kjo marrëveshje mund të kënaqë të gjitha palët.

Juventus është gati që të paguajë këtë shumë, ndërkohë që mund t’i ofrojë dhe një kontratë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të parë, pasi për momentin kanë vetëm Moratën, i cili nuk mund të përballojë gjithë sezonin që është e mbushur me ndeshje.

Milik është zgjedhja perfekte, edhe pse do i duhet të paktën dy muaj për të rigjetur formën e tij më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat