Martini: Fitorja në Fier na ka rritur moralisht

Futboll

Martini: Fitorja në Fier na ka rritur moralisht

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Martini: Fitorja në Fier na ka rritur moralisht

Ndaj Skënderbeut në Durrës Teuta regjistroi barazimin e parë në këtë kampionat nga 7 që ka në total, po ndaj Skënderbeut “djemtë e detit” do të kërkojnë për herë të parë të bëjnë dy fitore radhazi në kampionat.

Fitorja ndaj Apolonisë ka rritur moralin te skuadra e Edi Martinit që udhëton drejt Korçës për të marrë maksimumin e pikëve. Trajneri shkodran është besimplotë se Teuta do të gjejë ritmin e duhur dhe do të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive edhe ndaj korçarëve.

“Fitorja në Fier? Skuadra është më e qetë, megjithatë ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar me rezultat më të thellë, gabuam shumë para porte. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë, i lëshuam terren Apolonisë. Pikët janë ato që të qetësojnë dhe them se ky trepikësh do të jetë një kthesë për të bërë mirë edhe në ndeshjet e ardhshme. Në çdo ndeshje ne hyjmë për fitore. E kemi të qartë detyrën e vetes sonë”.

“Do të shkojmë në Korçë për të bërë një ndeshje, siç dimë ne të luajmë dhe do e fitojmë me patjetër. Mungesa e Aleksit i prish planet, megjithatë ne jemi skuadër me kontingjent mjaft të mirë. Pothuajse çdo pozicion është i dubluar, kështu që kemi lojtarë mjaft të mirë në dispozicion dhe deri nesër para ndeshjes do vendos për zëvendësuesin e tij”.

“Besoj se gjithë ekipi do të zhbllokohet. Normalisht edhe sulmuesit do e lirohen dhe do të shënojnë gola. Kanë pasur një moment jo të mirë përpara portës, pavarësisht se kanë bërë ndeshje shumë të mira gjatë 90 minutave, por ashtu si portieri kur pëson një gol është në presion, ashtu janë edhe sulmuesit kur nuk shënojnë”.

“Ne si ekip dhe si staf do i mbështesim me të gjitha forcat, që edhe ato të lirohen sepse janë lojtarë mjaft të mirë dhe me cilësi. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ka specifikën e saj.

Ne e kemi parasysh shumë mirë se kush është Skënderbeu. Është ekip me djem të rinj dhe lojtarë që vrapojnë shumë. Ne si përballë tyre, Kukësit apo Tiranës do të bëjmë lojën tonë dhe do tentojmë nga minuta e parë, te e fundit të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat