Matthaus përulet para Haaland

Futboll

Matthaus përulet para Haaland

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Matthaus përulet para Haaland

Çdo deklaratë në lidhje me Erling Haaland dhe të ardhmen e tij nuk bie në vesh të shurdhër. Real Madridi dhe pretendentë të tjerë të tij janë gati për sulmin përfundimtar. Nënshkrimi me norvegjezin është shënuar me të kuqe në kalendarin e “Los Blancos”, te detyrat në pritje, në seksionin që korrespondon me verën e vitit 2022. Marrja e Haaland është “qershia mbi tortë”, ku Kylian Mbappé konsiderohet operacion i planifikuar për verën 2021.

Epo, Löthar Matthäus, legjenda gjermane e futbollit, i ka dhënë “dritë jeshile” verbale “9”, që po shkëlqen në Signal Iduna Park, për të bërë hapin tjetër të madh të karrierës. Duke folur për portalin e Bundesligës, ai nënvizoi: “Pozitiviteti që ai rrezaton reflektohet në ekip. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kur të vijë koha, Haaland nuk do të luajë më për Borussia Dortmund, por do të bëjë hapin tjetër. Ai është gati, ne jemi krenar që e kemi në Bundesliga”.

Matthäus, gjithashtu, flet për sulmuesin norvegjez në kohën e kaluar: “Dortmund duhet të jetë mirënjohëse që ka qenë në gjendje të llogarisë atë. Haaland është një sulmues që përshtatet në mënyrë perfekte në ekip”. Lavdërimet e Matthaus për të riun nuk u ndalën këtu: 

“Në moshën 20 vjeç, ai është një makinë. Është një sulmues që fluturon. Ai sjell pozitivitet në ekip, ndërsa kontribuon me gola. Pra, është i pazëvendësueshëm. Erling Haaland konsiderohet në Dortmund në të njëjtën mënyrë si Robert Lewandowski te Bayern Munich.

Po flasim për një top-lojtar, që nuk është përgjegjës vetëm për shënimin e golave, por edhe për tërheqjen e skuadrës përpara. Ai është një lider i vërtetë, vetëm 20 vjeç. E gjithë kjo thotë shumë për të. Ai e di se çfarë duhet të bëjë. Punon edhe në mbrojtje, diçka që më pëlqen shumë kur shoh Lewandowski duke e bërë të njëjtën gjë. Haaland është thjesht një sulmues i fiksuar. Mënyra e tij e të menduarit, për një djalë 20-vjeçar, është unike. Ai nuk mendon vetëm për vetë, por për të gjithë ekipin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat