Polemika për golin e parë të Milanit

Futboll

Polemika për golin e parë të Milanit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Graciani Çezari

Polemika për golin e parë të Milanit ndaj Sasuolos, ish-arbitri italian: Leao shënoi rregullisht!

Goli i Rafael Leaos ndaj Sasusolos u përfol edhe për parregullsi pasi sulmuesi ndodhej në gjysmëfushën rivale kur shokët e tij nisin lojën.

Pamundësia e VAR-it për të ndërhyrë dhe paaftësia e arbitrit për të vënë re parregullsinë bënë që të polemizohej mbi rastin, teksa isharbitrit Graciani Çezari sqaron:

“Nuk ka asnjë lloj shkeljeje dhe loja nisi rregullisht.

Pas fishkëllimës së Marianit ka 5 milanistë që shkojnë drejt zonës së Sasuolos, por përpara se gjithçka të nisë ata kanë të gjithë një këmbë në fushën e tyre përveç atij që prek topin i pari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat