Nainggolan bën gati valixhet

Futboll

Nainggolan bën gati valixhet

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Nainggolan bën gati valixhet

Aventura e Radja Nainggolan me fanellën e Interit mund të cilësohet e mbyllur, pasi belgu nuk pritet të grumbullohet as për ndeshjen e fundit të vitit, transfertën e nesërme ndaj Veronës, ndërsa më pas me hapjen e merkatos do të largohet nga Milano.

Cagliari është skuadra që ka shfaqur interes më të fortë për belgun dhe që do të provojë sërish në janar ta marrë, por së fundi edhe ekipe të tjera si Fiorentina, Bologna e Torino janë përfshirë në garë për shërbimet e Nainggolan.

Interi shtyn për një shitje përfundimtare dhe mund të pranojë një shifër prej 7-8 milionë eurosh për kartonin e belgut, ndërsa në Torino janë gati të propozojnë një shkëmbim me mbrojtësin brazilian Armando Izzo, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Giampaolo.

Megjithatë vetë mesfushori preferon rikthimin në Sardegna, aty ku luajti për herë të parë në kampionatin Italian, por edhe sezonin e kaluar, ndaj Cagliari ndihet më i privilegjuar në negociatat me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat