Sermaxhaj: Daku është lojtari që na la përshtypje! Llapi me gjithë nivelin që ka zhgënjeu 

Futboll

Sermaxhaj: Daku është lojtari që na la përshtypje! Llapi me gjithë nivelin që ka zhgënjeu 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Sermaxhaj: Daku është lojtari që na la përshtypje! Llapi me gjithë nivelin që ka zhgënjeu 

Fundjavën që e lamë pas, bie perdja e stinorit vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Drita nga Gjilani dimëron në krye.

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se kampionati ishte mjaft rivalizues.   

“Kampionati i sivjetëm ishte mjaft rivalizues ndaj dy ekipeve të para të renditjes Drita e Ballkani, derisa të tjerat ishin me mbrapa në bazë të asaj se çfarë kanë treguar në pjesën vjeshtore të kampionatit. 

Niveli që këto dy ekipe kanë treguar ka qenë më i lartë se sa tjerat për mënyrën se si ato luajtën. Shfaqen futboll më cilësor, më bindës dhe rezultatet flasin tashmë. 

Prishtina me paraqitjet e vjeshtën nuk ka shumë për të shpresuar së mund të bëj diçka më shumë në pranverë. 
Befasoi Arbëria e cila me të fituar në Superligë bëri paraqitje mjaftë të mira dhe doli të jetë ekip stabil gjatë kampionatit. 

Llapi me gjithë nivelin që ka zhgënjeu sepse mbeti poshtë me renditje. Humbi shumë ndeshje dhe nuk ishte nivel i viteve të kaluara. 

Daku është lojtari që na la përshtypje këtë sezon me numrin e madh të golave që ka realizuar. Ai shfrytëzoi mirë rastet e tij dhe tashmë bindshëm prinë renditjes se realizatorëve. 

Presim pranverë me të ashpër në garën e titullit. Mendoj që Drita e Ballkani të vetmet mund të vazhdojnë garën për titull ngase ekipet tjera nuk ishin nivel i tyre”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat