Napoli kërkon të kalojë Juven në kampionat

Futboll

Napoli kërkon të kalojë Juven në kampionat

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Elseid Hysaj

Napoli pret në shtëpi Torinon ditën e sotme, në ndeshjen e fundit në kampionat për këtë vit.

Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të besuarit e Gatuzos, të cilët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pas disfatës në fundjavë ndaj Lacios.

Të kaltrit kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi do të kishin mundësinë të kalonin Juventusin, pasi ndodhen në kuotën e 24 pikëve dhe kanë mundësinë për t’i kaluar, pasi bardhezinjtë u mposhtën ditën e djeshme nga Fiorentina.

Në prag të sfidës ndaj Torinos, Gatuzo e ka gati formacionin, teksa ka planifikuar të nisë me Elseid Hysajn titullar. Mbrojtësi shkodran do të marrë vendin e Mario Ruit në krahun e majtë dhe do të përpiqet të tregojë një paraqitje për të bindur trajnerin për ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat