Shabani do të largohet Wolvesi

Futboll

Shabani do të largohet Wolvesi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:24
Shabani do të largohet Wolvesi

Mesfushori nga Kosova me pasaportë gjermane Meritan Shabani nuk do të jetë pjesë e skuadrës angleze Wolves pasi ajo ka vendosur ta huazohet në janar.

Shabani I cili deri tash po luan te U23 do të huazohen në ndonjë klub ku mund të ketë hapësira më të mëdha në mënyrë që të bëhet gati për ekipin e parë të Wolvesit.

“Kemi lojtarë të mirë në ekip. Meritan Shabani, po duket gati për të luajtur mbi këtë nivel.

Ai është një futbollist fantastik, i cili ka nevojë për sfidë.

Kështu që, mendoj se Shabani është i gatshëm për t’u huazuar dhe për të fituar përvojën e duhur”, ka thënë trajneri i Wolvesit, James Collins.

Shabani iu bashkua ekipit anglez nga ekipi i dytë i Bayernit në verën e vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat