Toni Kroos: Messi nuk bën pjesë në top 3 lojtarët më të mirë në botë

Futboll

Toni Kroos: Messi nuk bën pjesë në top 3 lojtarët më të mirë në botë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Toni Kroos

Toni Kroos ka komentuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘The Best’ nga FIFA.

Kroos mbrojti Robert Lewandowski si fituesin e vetëm të çmimit, por mendoi se Leo Messi nuk duhej të ishte në mesin e tre finalistëve.

Lewandowski, The Best – dhe Messi si finalist: “Lewandowski e meriton atë, absolutisht. Por, për mua, Messi nuk bën pjesë në Top 3, sepse nuk mendoj se ai bëri mirë këtë vit”.

A ishit habitur kur keni parë Klopp të fitojë trajnerin e vitit përpara Hansi Flick? “Padyshim, që të dy janë trajnerë të shkëlqyeshëm, bazuar në sukseset që kanë arritur të dy, Klopp gjithashtu ka pasur një vit të madh. Duhet të shikoni vetëm sezonet që ata kanë shijuar. Në fund të ditës, nuk është me të vërtetë kaq e rëndësishme“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat