Ademi: Ishte një vit jo i zakonshëm

Futboll

Ademi: Ishte një vit jo i zakonshëm

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Ademi: Ishte një vit jo i zakonshëm

Agim Ademi e hapi ceremoninë e lauratëve të vitit me një fjalim të shkurtër.

Presidenti i FFK-së foli për shumë tema të ndryshme në këtë fjalim, teksa vlerësoi lartë të gjithë futbollistët, donatorët, mediat dhe të gjithë ata që kontribuan.

“Ishte një vit jo i zakonshëm, jo i mirë për të gjithë, por më gëzon fakti që pavarësisht se e humbëm rastin për të qenë në kampionatin evropian, ne të gjithë së bashku me donatorët, lojtarët, trajnerët e fituam betejën me Covid-19”

“Më gëzon fakti që asnjë futbollist nuk ka qenë i infektuar dhe as i lënduar, pasi që kemi pasur një orar shumë të ngjeshur”

“Çmimi i lojtarit të vitit iu përket të gjithë juve, pasi që të gjithë dhanë angazhim e edhe drejtuesit e klubeve u përforcuan shumë”

“Nuk mund të ndalem pa i falenderuar mediat pasi kanë luajtur dy role përveç atij si media ata kanë pasur orlin të zëvendësojnë edhe “Dardanët” që nuk kanë qenë prezent në stadiumet tona, e përmes mjeteve tuaja ju i keni mundësuar lojtarëve tonë të jenë më të motivuar”-përfundoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat