Zeneli dhe Celina asistojnë në Francë

Futboll

Zeneli dhe Celina asistojnë në Francë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:17
Zeneli dhe Celina asistojnë në Francë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, asiston për fitoren e madhe në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Bordeaux, në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Francës. 

Për Reims shënuan Abdelhamid (15'), Dia (18'), Munetsi (88') dhe për Bordeaux realizon Hwang (73’). 
Zeneli asiston në golin e parë në minutën e 15-të kur shënon Abdelhamid. 

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha u paraqitën standardë, të cilët u zëvendësuan në minutën e 82-të përkatësisht të 83-tën. 

Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të. Bordeaux zë vendin e 13-të me 22 pikë dhe ka pesë më shumë se Reims që gjendet dy pozita më poshtë.

Bersant Celina me Dijon si mysafirë triumfojnë me rezultat 3:1 ndaj Nimes. Celina asiston në golin e tretë, ku realizon Konate në minutën e 90+3. 

Konate (75’ e 90+3’), Balde (77’) shënojnë për Dijonin dhe Ahlinvi (31') për Nimes. Celina ka luajtur standard, u ndëshkua në fund me karton të verdhë.  Dijon është në vend të 19-të me 12 pikë aq as ka edhe Nimes në fund të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat