Kryeziu dhe Aliti luajnë nga fillimi në barazimin e Zurich-ut

Futboll

Kryeziu dhe Aliti luajnë nga fillimi në barazimin e Zurich-ut

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Kryeziu dhe Aliti luajnë nga fillimi në barazimin e Zurich-ut

Zurichu dhe Sioni janë përballur mes vete sonte në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Në kuadër të javës së 14-t, të dyja skuadrat kanë luajtur baras 0:0.

Për Zurichun nga minuta e parë e deri në fund kanë luajtur dy futbollistët e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Fidan Aliti.

Gjithashtu, nga pjesa e dytë është inkuadruar edhe Toni Domgjoni.

Pas 14 javësh, Zurichu renditet në vendin e pestë me 19 pikë, kurse Sioni në vendin e nëntë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat