Oblak thur elozhe për Leo Messin: Asnjëherë nuk mund ta parashikosh

Futboll

Oblak thur elozhe për Leo Messin: Asnjëherë nuk mund ta parashikosh

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Oblak thur elozhe për Leo Messin: Asnjëherë nuk mund ta parashikosh

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Slloveni është në vitin e shtatë me "Los Rijoblancos" dhe është i pazëvendësueshëm në pozitën e tij.

Oblak ka pranuar se mund të bëjë shumë pak që ta ndaloj Messin, derisa tha se asnjëherë nuk arrin ta parashikon lëvizjen e këtij të fundit.

"Asnjëherë nuk mund ta parashikosh vendin ku do të gjuan. Kur bëhet fjalë për Messin, nuk mund të parashikosh asgjë. Kurrë".

"Ka shënuar shumë gola kundër meje. Por është lojtar i pabesueshëm, më i miri. Ka shumë raste kur ai shënon golin dhe mendon se ishte lehtë. Asnjëherë nuk je afër. Ndonjëherë mendoj se e kam pasuar topin në portë, nuk ishte as gjuajtje".

"Edhe nëse je 100 për qind, ai do shënojë prapë. Nëse është në ditën e tij dhe është në formë të mirë, ai është shumë. Shumicën e kohës, duhet të pranosh se varet nga ai", deklaroi ai.

Mbetet të shihet në verë, nëse Messi do bëhet me skuadër të re, apo do vazhdojë qëndrimin të Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat