Zidane: Ne e merituam fitoren

Futboll

Zidane: Ne e merituam fitoren

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Zidane: Ne e merituam fitoren

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka lartësuar skuadrën e vet, pas fitores së mundimshme 2:0 kundër një ekipi të vështirë si Granada në Estadio Alfredo Di Stefano.

Madrilenët siguruan fitore falë golave të Casemiros dhe Karim Benzema për t’u ngritur në krye të La Ligas së bashku me Atletico Madrid.

Real Madrid ka dy ndeshje më shumë të zhvilluar se sa lideri, Atletico Madrid, ndërsa javën e ardhshme do të zhvillohet xhiro e fundit për këtë gjysmë sezon, kundër Elches, ndërsa Atletico do të presë në shtëpi Getafen.

“Ishte një lojë shumë e ndërlikuar”, tha Zidane.

“Pjesa e parë ishte e vështirë dhe e dyta ishte shumë më e mirë. Unë jam vërtet i lumtur për lojtarët e mi, sepse këto lojëra nuk janë të lehta. Ne e merituam fitoren me paraqitjen e pjesës së dytë.”

Pas një ngritjeje të rezultateve në javët e fundit, Zidane gjithashtu përmendi përqendrimin e lojtarëve.

“Lojtarët kanë vazhduar të punojnë dhe të përgatiten për të gjitha ndeshjet. Është ajo që ata duhet të bëjnë. Ne do të humbasim lojëra. Është e pashmangshme herë pas here. Unë jam i lumtur për lojtarët sepse ata kanë duruar kritikat”, shtoi ai.

Zinedine Zidanit i është rikthyer edhe sulmuesi belg, Eden Hazard, i cili gjatë kohëve të fundit është duke u përballur me lëndime të shumta dhe do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e radhës kundër Elches.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat