E dëmtoi Juventusin, dënohet gjyqtari italian

Futboll

E dëmtoi Juventusin, dënohet gjyqtari italian

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:26
E dëmtoi Juventusin, dënohet gjyqtari italian

 

Juventusi pati një mbrëmje shumë të errët të martën e kaluar kur humbi nga Fiorentina, derisa po aq të errët e kishte natën edhe gjyqtari, Federico La Penna, me disa gabime dhe episode që provokuan diskutime dhe reagime të forta.

Për shembull, menaxhmenti i Juventusit, që u largua nga stadiumi herët, pa mbaruar ndeshja. Që të rikuperojë qetësinë dhe të jetë në gjendje të gjykojë përsëri, por me saktësi, dizenjatori Nicola Rizzoli pritet t’i japë atij një pushim (në fakt, dënim), duke mos e caktuar kund të javën e 15-të të Serie A. Kjo është më e pakta dhe raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”.

Në fakt, nuk do të ishte hera e parë që një gjyqtari të Serie A do t’i thuhej “stop”, pas një mbrëmjeje të keqe. Këtë sezon, tashmë ka ndodhur me Giacomelli, Maresca, Nasca dhe Piccinini. La Penna ishte protagonist i disa gabimeve të konsideruara serioze në “Allianz Stadium”.

Mbi të gjitha, mungesa e kartonit të kuq ndaj Borja Valero në minutën e 50-të. Në pjesën e parë i kishte dhënë vetëm karton të verdhë Cuadrado (më vonë u përjashtua nga ndeshja me të kuq, pasi ndërhyrja e tij e ashpër u pa me VAR). Po kështu, në pjesën e dytë nuk pranoi dy penallti të mundshme të Juventusit për faullet ndaj Ronaldos dhe Bernardeschi.

Këto spikasin, në mesin e shumë gabimeve të tjera të vogla, të cilat e kryqëzojnë. Ai do të ketë kohë të mendojë e respektojë, para se t’i besohet përsëri bilbili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat