Drita gëzon fëmijët

Futboll

Drita gëzon fëmijët

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Drita gëzon fëmijët

Kampioni në fuqi Drita nga Gjilani gëzon fëmijët me dhurata.

"Festa arrin edhe në ambientet e qendrës së kujdesit ditorë PEMA

Sot klubi jonë FC Drita për të pestin vit radhazi ka vizituar shtëpinë PEMA ku ka vazhduar traditen e shpërndarjes së dhuratave!

Festat e fundvitit klubi jonë gjithmonë i feston me fëmijët e kësaj shtëpie, por ky vitë ishte shumë më ndryshe ku për shkak të pandemisë dhe kujdesin e shëndetit ndaj fëmijëve, kësaj here nuk kemi mundur të takohemi dhe të festojmë së bashku, por vetëm e kemi bërë dorzimin e dhuratave tek punonjësit e shtëpisë PEMA.

Me shpresën që vitin tjetër do të festojmë së bashku, klubi jonë ju uron shumë shëndet për vitin 2021 të gjithë fëmijëve dhe punonjësve të shtëpisë PEMA. Mirupafshim vitin tjetër!", njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat