Probleme për Arsenalin, dy yjet rrezikojnë sfidën ndaj Chelseas

Futboll

Probleme për Arsenalin, dy yjet rrezikojnë sfidën ndaj Chelseas

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Mikel Arteta

Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mund të mungojë në sfidën ndaj rivalit lokal, Chelsea.

Ganezi humbi dy ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve dhe rrezikon edhe sfidën ndaj rivalit lokal.

Pos tij, ndoshta edhe mesfushori Thomas Partey do mungojë, meqenëse ende s’është shëruar plotësisht nga lëndimi.

Mungesat e tyre i ka konfirmuar edhe trajneri Mikel Arteta, derisa vendimi përfundimtar mbetet të shihet.

Arsenali kohën e fundit nuk është në formën e duhur dhe duhet me patjetër t’i rikthehen rezultateve pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat