Tragjike, ndërron jetë në moshën 37 vjeçare ish futbollisti i njohur

Futboll

Tragjike, ndërron jetë në moshën 37 vjeçare ish futbollisti i njohur

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:43
Tragjike, ndërron jetë në moshën 37 vjeçare ish futbollisti i njohur

Ish futbollisti i Bjellorusisë, Maksim Tsyhalka, i cili u bë i njohur në lojën kompjuterike, Football Manager, me emrin Maxim Tsigalko, ka vdekur në moshën 37 vjeçare.

I lindur në Minsk, sulmuesi doli nga akademia e klubit lokal Dinamo, ku ndihmoi skuadrën drejt shpalljes kampion në vitin 2004.

Ai bëri edhe dy paraqitje për Kombëtaren e Bjellorusisë, duke shënuar një gol.

Tsyhalka u bë i njohur në edicionin 2001/2002 e Football Mananger, ku u cilësua si “lojtari më i mirë i të gjitha kohrave” pasi kushtonte shumë pak, ndërkohë ishte pothuasje e garantuar të shënonte gol në çdo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat