Te Milani tani mendojnë për titullin

Futboll

Te Milani tani mendojnë për titullin

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Te Milani tani mendojnë për titullin

Titulli kampion as që mendohej në fillim të sezonit, por Milan kaloi të gjitha parashikimet dhe pasi mbylli vitin 2020 në vendin e parë të Serie A, e ka detyrim ta provojë fatin në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit italian.

Por në klubin kuqezi e dinë mirë, që për ta bërë këtë, Stefano Piolit i duhen përforcime. Paolo Maldini ka nisur menjëherë punën për t’i dhënë teknikut “armët” e duhura në këtë mision të vështirë. Javët e fundit të shoqëruara me mungesa të shumta detyrojnë “Djallin” të ndërhyjë në të gjithë repartet. Profili i lojtarëve nuk ndryshon. 

Sipas strategjisë të çuar përpara në sezonin e fundit, ata duhet të jenë të rinj dhe të talentuar. Për mbrojtjen janë dy futbollistët e piketuar nga Maldini. I pari është Ozan Kabak i Shalkes, ndërsa tjetri Simakan që luan me Strasburg në kampionatin francez. Me këtë të fundit tratativat kanë avancuar. Lojtari është i gatshëm të bashkohet me Milanin, por klubi francez kërkon 20 milion euro për kartonin e tij.

Për mesfushën kërkohet një zëvendësues për Kesie. Maldini ka evidentuar talentin e Lil, Sumare, por edhe ai vlerësohet jo më pak se 25 milion. Për momentin palët duken larg, por me një formulë huazimi, kuqezinjtë mund të arrijnë marrëveshjen. Milani kërkon edhe një zëvendësues për Ibrahimovic. Për momentin janë dy alternativat.

Duke parë raportet e shkëlqyera me Real Madrid, në dispozicion të Piolit mund të vendoset Luka Jovic. Për sulmuesin serb pretendohet një formulë huazimi, ashtu si për Xhianluka Skamaka, sulmuesi i ri që luan me Xhenoan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat