Shqiptari shmang katastrofën ekonomike të klubit spanjoll

Futboll

Shqiptari shmang katastrofën ekonomike të klubit spanjoll

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Manaj

Viti 2020 ka qenë katastrofë për të gjitha skuadrat e futbollit dhe asnjë nuk e ka mbyllur sezonin me bilanc pozitiv.

Zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë dhe ndalesa e kampionateve për një kohë të pacaktuar solli kolaps në ekonomi.

Por ekipi i Albasetes mund të kishte përjetuar momente më të vështira në rast se nuk do të shiste në janarin e kaluar Rei Manajn.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua nga Albasete drejt Barcelonës C për 2.7 milionë euro.

Formula ishte 700 mijë euro dhe 2 të tjera në formë bonusesh dhe për momentin Rei ka sjellë në arkat e klubit 1.4 milionë euro, shifër kjo e cila shërben për të zbutur disi humbjet e mëdha që kishte skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat