Kalimi te Reali është çështje kohe

Futboll

Kalimi te Reali është çështje kohe

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Mbappe

Kilian Mbape prej kohësh flitet për një kalim te Reali i Madridit në të ardhmen, teksa edhe vetë në disa intervista ka thënë se do të dëshironte të drejtohej nga Zidan.

Duket se kalimi i francezit te skuadra madrilene është një ëndërr.

Për ta vërtetuar këtë, mjafton të shikojmë një foto të postuar së fundmi nga Mbape. Talenti francez ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto me një mik të ngushtë, teksa e “tradhton” sfondi nga pas.

Në foto, duket muri pas dy personave, ku qëndrojnë faqet e para të prestigjiozes “Marca”, e cila shkuan për një kalim të Mbape te Reali.

Mesa duket këto lajme janë të vërteta, pasi edhe vetë futbollisti i ka ruajtur dhe mund të thuhet se kalimi i Mbapesë te Reali është vetëm çështje kohe dhe gjithçka mund të mbyllet në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat