Haki Demolli - vëzhgues i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Haki Demolli - vëzhgues i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:42
Haki Demolli - vëzhgues i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët dhanë maksimumin në vitet e 90-ta (1991-1999), duke e mbajtur gjallë sportin në përgjithësi! 

Vëzhguesit sportivë, në çdo disiplinë sportive, u ballafaquan me detyra të vështira, për faktin se puna e tyre ishte sikur armë kundër pushtuesit serb!

Haki Demolli i takon i Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër vëzhguesit me të dalluar të futbollit në vitet e 90-ta, shembull për të tjerët. 

Përveç kësaj, kreu punën me shumë përgjegjësi dhe me trimëri, asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga milicia serbe.

Në vitet më të vështira, ka vëzhguar ndeshjet derbi të Kampionatit të Republikës së Kosovës dhe kudo ishte i mirëpritur e i respektuar nga skuadrat!

Demolli i takon familjes që dha shumë për çështje kombëtare. 

Hakiu në asnjë rrethanë nuk u zmbraps por kudo që e kërkonte nevoja edhe vepronte me zgjuarsi dhe guxim. Ai ishte si lokomotivë e këtij sporti, ndër personalitetet e rralla dhe njohës i thellë i çështjeve të futbollit apo krah i djathtë i këtij sporti. 

Nga shumë veprimtarë të futbollit, Demolli (ish nënkryetar i FFK-së) vlerësohet si pasuri kombëtare e futbollit në vitet e 90-ta dhe disa vite të pasluftës, duke kontribuar në shumë aspekte dhe vënë në binarë çdo gjë (hartues i Rregullores së Garave, disiplinore, për organizimin e mirëfilltë të garave në të gjitha rangjet).

Demolli sot është krenar, që së bashku me mijëra sportistë sakrifikuan shumëçka për sportin e Kosovës, që sot brezi i ri po i gëzon!

Ai është i lumtur që sot rinia jonë luan në stadiume dhe palestra sportive, që u ndërtuan nga djersa e popullit shqiptarë të Kosovës, objekte që ishin uzurpuar në vitet e 90-ta nga agresori serb. Demollit i bëhet zemra mal kur djemtë dhe vajzat tona me sukses e përfaqësojnë Kosovën në garat zyrtare ndërkombëtare.

Demolli, njeriu që dha shumë për futbollin, rrezikoi jetën në vitet e 90-ta, duke i rezistuar regjimit serb në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat