Haaland objektivi i madh i skuadrës nga Londra

Futboll

Haaland objektivi i madh i skuadrës nga Londra

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Haaland objektivi i madh i skuadrës nga Londra

Tammy Abraham dhe Timo Werner nuk janë të mjaftueshëm për Chelsea-n që është në kërkim të një tjetër sulmuesi me potencial të madh për sezonin e ardhshëm.

Erling Haaland është prioriteti kryesor i Chelseat  për merkaton e ardhshme verore, raporton “Sky Sport Italia”.

Ylli i Borussia Dortmundit ka qenë në një formë të shkëlqyeshme përsëri për Dortmundin, dhe po vazhdon të ngritë reputacionin e tij si ndër sulmuesit më të mirë në botë.

Tani 20 vjeçari norvegjez është në listën e lojtarëve të dëshiruar tek Frank Lampard, dhe shihet si prioritet kryesor për “Blutë” e Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat