Sfidë e vështirë për Manchester Utd

Futboll

Sfidë e vështirë për Manchester Utd

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:31
Sfidë e vështirë për Manchester Utd

Spikasin padiskutim takimet në Premier League Leicester-Manchester United që do të zhvillohet në orën 13:30 dhe Arsenal-Chelsea që do të luhet në orën 18:30 me derbin e zjarrtë të Londrës që gjithmonë ngjall interes pavarësisht pozitave të dy skuadrave në renditje.

Gjithsesi vëmendja më e madhe do të jetë te dueli i King Power Stadium që do të luhet në mesditë. 

Është sfida mes Leicester dhe Manchester United përfaqësojnë dy nga tre skuadrat që kanë bërë më mirë në këtë fillim sezoni në Premier League.

1 pikë i ndan dy ekipet në renditje me Leicester-in që mban vendin e 2-të me 27 të tilla dhe United që ka 26 por edhe një ndeshje më tepër për të luajtur dhe nëse e fiton do të ishte vetëm -2 pikë nga Liverpooli kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat