​Hakimi apo Hernandez? Cili kishte më shumë ndikim në Serie-A?

Futboll

​Hakimi apo Hernandez? Cili kishte më shumë ndikim në Serie-A?

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
​Hakimi apo Hernandez

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez dhe mbrojtësi i djathtë i Interit, Achraf Hakimi kanë sjellë ndikim shumë pozitiv në klubet e tyre që nga ardhja në Serie A, por kush ka qenë më i miri mes të dyve deri në këtë pikë të edicionit garues 2020/21?

Hakimi iu bëri përshtypje të gjithëve “Nerazzurrëve” gjatë dy ndeshjeve të tyre kundër Borussia Dortmundit në Champions League 2019-20.

Reprezentuesi i Marokut ishte në huazim nga Real Madridi dhe pas sezonit, ai nënshkroi një lëvizje të përhershme në “Giuseppe Meazza” verën e kaluar.

Interi pagoi 40 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2025, dhe mbrojtësi i krahut ka vazhduar të bëjë përshtypje në Itali, duke shënuar katër gola dhe duke asistuar në katër të tjerë në 14 ndeshjet e tij të para në Serie A, përcjell KosovaPress.

Para Interit, në sezonin 2019-20, Milani bëri një investim të ngjashëm kur solli Theo Hernandezinpo ashtu nga Real Madridi.

Mbrojtësi i majtë francez e kishte gjetur veten të pa vlerësuar te “Los Blancos” d, por ka qenë një zbulim që nga kalimi i tij te “Rossoneri”. 23-vjeçari ka vazhduar të kontribuojë me paraqitje vendimtare, duke shënuar katër herë në 13 ndeshje, si dhe duke shtuar tre asistime të tjera për klubin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat