Dy klube të mëdha e kërkojnë Granit Xhakën

Futboll

Dy klube të mëdha e kërkojnë Granit Xhakën

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Granit Xhaka

Skuadra angleze Arsenal vazhdon të kërkojë emra të rinj për repartin e mesfushës.

Topçinjtë duan mesfushor të nivelit të lartë dhe së fundmi emri i ri në listën e tyre është ai i gjermanit Julian Brandt.

24-vjeçari është njëri nga lojtarët kryesor të Dortmundit dhe Arsenali po kërkon ta transferojë atë në Ligën Premier.

Mediat gjermane së fundmi kanë raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm ta ofrojnë Granit Xhakën si shkëmbim kokë më kokë me Brandt.

Gjithsesi për një shkëmbim të tillë, Arsenali ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Dortmund, por vështirë duket i realizueshëm.

Xhaka nga ana tjetër mund të rikthehet në Bundesliga, pasi po kërkohet nga ish-skuadra e tij Borussia Moenchegladbach.

Edhe klubi nga kryeqyteti gjerman Hertha Berlin ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar që nuk pritet të ketë të ardhme te Arsenali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat