Lajm i mirë për Rrahmanin: Gattuso do ta aktivizoj në këtë ndeshje

Futboll

Lajm i mirë për Rrahmanin: Gattuso do ta aktivizoj në këtë ndeshje

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ende nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e Napolit në ndeshje zyrtare, por mund të debutojë me napolitanët në Kupën e Italisë.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, përveç infektimit që e pati me koronavirus, nuk ka arritur që taktikisht të gjejë hapësira nën drejtimin e trajnerit Gennaro Gattuso.

Megjithatë, “calcionews24” shkruan se data e mundshme e debutimit të 26-vjeçarit me Napolin mund të jetë 13 janari. Napoli do të takohet me Empolin në raundin e parë të fazës së nokautit në Kupën e Italisë.

Rrahmani u transferua te Napoli nga Hellas Verona për 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat