Logoja e klubit tatuazh, ja skuadrat që kanë tifozët më besnikë

Futboll

Logoja e klubit tatuazh, ja skuadrat që kanë tifozët më besnikë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Logoja e klubit tatuazh, ja skuadrat që kanë tifozët më besnikë

Futbolli është pa dyshim sporti më popullor dhe më i bukuri në botë, prandaj është edhe normale që në shumë vende të ndryshme të botës, ai të jetë edhe më tepër sesa një lojë për tifozët e tyre.

Sidomos italianët spikasin lidhur me argumentin në fjalë, aq sa futbolli në tokën Apenine është njësoj si feja, por edhe në Argjentinë dhe në Angli nuk bëjnë shaka. Gjithsesi, së fundmi tabloidi i famshëm britanik, “The Sun”, ka bërë një sondazh, duke ftuar të gjithë tifozët që kanë bërë tatuazh logon e skuadrës së tyre, në fund të së cilit klubi me tifozët më besnikë ka rezultuar Juventusi.

Kanë qenë 4881 ultras të ndryshëm që kanë dërguar fotot, ku tregohet tatuazhi i logos i bërë në pjesë të ndryshme të trupit, duke konfirmuar besnikërinë që tifozët bardhezi kanë me skuadrën e tyre.

Në vend të dytë të këtij studimi ka dalë klubi argjentinas i River Plejtit. “Milionerët” e Buenos Airesit njihen për lidhjen e fortë që kanë me ngjyrat e skuadrës së tyre.

Por nëse shpesh herë fansat e River Plejtit kanë përbërë lajm për koreografitë magjepsëse që kanë ofruar në stadiumin e tyre, ata kanë surprizuar edhe lidhur me tatuazhet, ndonëse janë paksa larg “homologëve” të kampionëve të Italisë në fuqi, pasi sondazhit i janë përgjigjur vetëm 2076 fansa. Ndërkohë, podiumin e kësaj renditjeje speciale e plotësojnë “Topçinjtë”, por edhe këta vite dritë larg ultrasve bardhezi.

Në sondazhin e “The Sun” janë dërguar 1939 foto nga ana e fansave të Arsenalit, ndërkohë që dhjetëshja e parë vazhdon me ultrasit e Liverpulit (1116), verdhekuqtë e Romës (946), tifozët madrilenë të Realit (926), ultrasit mbresëlënës të Borusias së Dortmundit me 858 dhe për ta mbyllur me argjentinasit e tjerë të Boka Zhunjorsit (790), Totenhemit dhe Uest Hemit respektivisht me 344 dhe 307.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat