Martini me ide të qarta

Futboll

Martini me ide të qarta

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Martini me ide të qarta

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur përpara përballjes me ekipin e Tiranës. Tekniku shkodran beson se skuadra e tij i ka aftësitë që të mposhtë kampionët dhe thekson se nuk i druhen aspak kryeqytetasve.

Fitoret e fundit – “Normalisht jemi në pikun e kampionatit, ka edhe dy javë që të mbyllet kjo periudhë e garës. Sigurisht këto dy fitore na kanë dhënë qetësi. Edhe në ndeshjet që kemi barazuar kemi bërë paraqitje të mira. Pikët na kanë dhënë qetësinë që na duhet”.

Kampionët – “Tirana është ndeshja e radhës, kampionati është i gjatë. I trajtojmë bardheblutë si të gjithë rivalët e tjerë.

Normalisht është një ndeshje radhës, nuk duhet ta cilësojmë si një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë të rëndësishme. Tre pikë merr me Tiranën, tre merr edhe me Apoloninë dhe Skënderbeun.

“Është një ndeshje në të cilën ne do të futemi në fushë dhe do të kërkojmë fitoren. Me Tiranën të gjitha ndeshjet janë të forta, të bukura, të luftuara dhe kjo na motivon edhe më shumë. Mendoj se e kemi aftësinë, forcën dhe lojtarët e duhur që t’ia dalin me sukses.

“Me thënë të drejtën nuk i druhem asgjëje, respektojmë çdo kundërshtar. Që t’i druhem dikujt apo një ekipi nuk është në ADN-në time dhe në të ekipit tonë”, – tha ndër të tjera numri një i stolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat