Gega: Do të bëj të pamundurën për të patur sukses me Kukësin

Futboll

Gega: Do të bëj të pamundurën për të patur sukses me Kukësin

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 19:35
Gega: Do të bëj të pamundurën për të patur sukses me Kukësin

Për trajnerin e Kukësit, Skënder Gega, Partizani është nesër kundërshtar i tij në fushë, edhe pse me të kuqtë ai ka një lidhje të fortë prej vitesh. Në prag të sfidës me “demat”, tekniku i verilindorëve u shpreh për “RTSH Sport” se nesër ndeshja me ekipin e Ilir Dajës do të jetë e veçantë. Ai theksoi se dëshiron të fitojë edhe ndaj vëllait të tij.

“Ndryshimi i Kukësit nga ndeshja e fazës së parë më Partizanin – Patjetër që ka ndryshuar. Qoftë loja, qoftë performancat, qoftë pikët. Kështu që jemi në mometin e duhur, në kohën e duhur.

Çdo gjë ka shkuar në rregull. Nuk kthehemi mbrapa, mbase do të kishim më mirë, por e kemi bërë analizën. Tani nuk është momenti të flasim për të kaluarën. Shpresoj dhe jemi gati 100% për nesër.

Përballja me ekipin e zemrës – Ky është sporti dhe futbolli.

Kam luajtur kundër vëllait tim, me të cilin kam qëndruar në një shtëpi. Nuk është se ndryshon. Do të jetë emocion i veçantë. Por, tani jam trajner i Kukësit. Për aq kohë sa jam këtu, do bëj të pamundurën për të qenë i suksesshëm dhe për të marrë atë që meritojmë.

Mungesat – Kemi Dragoshin që është rikthyer. Lulaj u dëmtua në ndeshjen me Tiranën, s’do të jetë nesër. Pjesa tjetër është 100%”, deklaroi Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat