Granit Xhaka ka disa fjalë për kritikët pas supergolit

Futboll

Granit Xhaka ka disa fjalë për kritikët pas supergolit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Granit Xhaka ka disa fjalë për kritikët pas supergolit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ‘tua mbyllur gojën’ kritikëve pas paraqitjes së mirë dhe golit të shënuar në fitoren e Arsenalit në derbin lokal ndaj Chelseat.

Arsenali i është kthyer fitores në kampionat pas shtatë ndeshjeve, duke mposhtur rivalët e urryer lokal të Chelseat me rezultat 3-1 në derbin e javës së 15-të në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (35’), Granit Xhaka (44’) dhe Bukayo Saka (56’) për vendasit, ndërsa Tammy Abraham (85’) për mysafirët.

Megjithatë, goli më i mirë i ndeshjes padyshim se ishte ai i mesfushorit shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka, i cili shënoi supergol nga goditja e dënimit rreth 25 metra.

Pas këtij goli dhe një paraqitje brilante me fitore në fund, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të thumbuar kritikët e tij.

“Ndonjëherë veprat flasin më shumë se fjalët. Krenar me ekipin tonë sonte”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ky ishte goli i parë i mesfushorit prishtinas këtë sezon në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat