Ardian Ismajli flet për sukseset me Shqipërinë dhe debutimin e ëndrrave ndaj Interit

Futboll

Ardian Ismajli flet për sukseset me Shqipërinë dhe debutimin e ëndrrave ndaj Interit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:14
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli është një ndër mbrojtësit shqiptar që spikati me sukseset e tij në vitin 2020.

Ishte një vit i mbushur me suksese për mbrojtësin shqiptar duke përfshirë këtu edhe sukseset individuale në karrierën e tij, por edhe ato me Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai arriti që të transferohet nga Hajduk Split i Kroacisë tek Spezia në Serie A, atje ku debutoi madje mjaft mirë dhe mori kritika shumë pozitive për paraqitjen e tij. Poashtu, ai u kualifikua në Play-off të Ligës së Kombëve duke triumfuar në Grupin C dhe madje duke siguruar edhe Grupin B për kualifikimet e ardhshme.

Në një intervistë, qendërmbrojtësi kuq  e zi e vlerëson shumë pozitiv këtë vit për të.

“Me Kombëtaren kemi bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira dhe kështu u vlerësuam me vendin e parë në grup dhe ngjitja në një grup më të lartë. Kjo është meritë e të gjithëve sepse sukseset arrihen së bashku” deklaroi fillimisht Ismajli.

Më pas Ardian Ismajli foli për debutimin e tij si titullar me Spezian në “San Siro” kundër Interit. Qendërmbrojtësi i Kombëtares, pavarësisht humbjes përballë zikaltërve, mori elozhe dhe vlerësime pozitive nga mediat italiane, duke nënvizuar se përballë kishte një makineri golash siç është dyshja e sulmit zikaltër Lukaku dhe Lautaro Martinez.

“Debutimi në “San Siro” ishte një gjë vërtetë e shkëlqyer. Emocionet ishin te papërshkrueshme, sepse debutova kundër një skuadre të madhe siç është Interi” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat