‘Më mungon shumë’, Taulanti tregon për marrëdhënien me Granitin

Futboll

‘Më mungon shumë’, Taulanti tregon për marrëdhënien me Granitin

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:27
Taulant dhe Granit Xhaka

Taulant Xhaka ka treguar në mediat zvicerane marrëdhënien e tij me vëllain, Granitin.

Të dy kanë qenë pjesë e Bazelit dhe aktualisht e vuajnë së tepërmi mungesën e pranisë së njëri-tjetrin. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë e përmbledh gjithë dashurinë e tij për vëllain në pak fjalë: “Ajo që më përket mua i përket edhe Granitit, ajo që i përket Granitit më përket edhe mua”.

“Ne ndajmë gjithçka me njëri-tjetrin. Ajo që më përket mua, i përket edhe Granitit. Ajo që i përket Granitit më përket edhe mua. Gjithmonë i jap këshilla vëllait të vogël dhe gjithmonë jemi për njëri-tjetrin. Unë e shoh rrallë vëllain tim tani në krahasim me kur ishim bashkë gjithmonë, më ka marrë shumë malli.

Dikur ishte ndryshe pasi luanim bashkë te Bazeli. Tani që janë këto pushimet e fundvitit do të përpiqemi që të mos flasim për futbollin dhe të jemi vetëm për familjen. Kam pasur disa vështirësi në fillim dhe kisha mungesë të disiplinës. Por jam pjekur me kalimin e kohës dhe kam mësuar shumë.

Ajo që Granit ka arritur është e jashtëzakonshme. Ai punoi shumë për të gjithë, e gjithë familja është shumë krenare për të. Për mua dhe shumë të tjerë ai aktualisht është lojtari më i mirë zviceran në futbollin profesionist. Nuk jam xheloz për të”, ka thënë Taulant Xhaka.

Gjithashtu Graniti është një person që di të bëjë edhe surpriza: “Më dha njëherë një makinë që unë dëshiroja aq shumë ta kisha. Papritmas e kisha para derës së bashku me Granitin. Erdhi nga Londra vetëm për këtë gjë, kishim gjashtë muaj pa u takuar”, ka thënë Taulanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat