Ibrahimoviç: Futbolli është droga ime

Futboll

Ibrahimoviç: Futbolli është droga ime

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
Ibrahimoviç: Futbolli është droga ime

Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se ai është një lloj “babadimri” pasi që ai sjellë dhurata për 27 fëmijë: Dy djemtë e tij në Suedi dhe 25 bashkëlojtarët në Milan.

Sulmuesi veteran ka ndihmuar të rikthej rosonerët në krye të Serie A dhe në luftë për titull që kur u rikthye në skuadër në janarin e kaluar.

Ish ylli i PSG dhe Barelonës vlerëson se ai është dhurata e Milanit dhe ky është klubi që ai e ka ndjerë veten më të lumtur dhe si në shtëpi.

“Nuk kërkoj asgjë për veten time në Krishtlindje. Unë jam babadimri, unë jam ai që sjellë dhurata për 27 fëmijët e mi në Suedi dhe Milanello.”, tha Ibrahimovic për SportWeek.

“Këtë vit shumë urime për atë çfarë kemi arritur dhe po vazhdojmë ta bëjmë. Ne kemi humbur shumë pak ndeshje, nuk e di se a është merita ime, por e di që kam bërë diçka”

“Kam luajtur dhe kam respekte për shumë klube me të cilat kam pasur kujtime të mira, por Milani është klubi ku jam ndjerë si në shtëpi”

“Fitorja është droga ime, është e vështirë të shpjegohet, por kur jam në fushë unë duhet të fitoj. Kam 95% mundësi fitoreje edhe në stërvitje edhe në ndeshje miqësore- përfundoi suedezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat