Haaland flet hapur

Futboll

Haaland flet hapur

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Haaland flet hapur

Erling Haaland është ëndrra e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sulmuesi norvegjez po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit dhe iu bashkua Dortmundit për 20 milionë euro.

Si në edicionin e kaluar ashtu edhe në këtë edicion, Haaland ka treguar formë të lartë duke bërë që skuadra si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester City, Liverpool apo Bayern Munich të vihen pas tij.

20-vjeçari në 14 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka bërë tre asistime.

Por përkundër interesimit nga shumë skuadra të mëdha, Haaland ka thënë se skuadra e ëndrrave për të është Borussia Dortmund.

Reprezentuesi norvegjez ka deklaruar për Bild se është duke punuar fortë që të t’i dhurojë një trofe të madh tifozëve, pasi ai e do Dortmundin.

“Borussia Dortmund është skuadrave e ëndrrave të mia”, ka thënë fillimisht Haaland.

“Po punoj fortë që të fitoj trofe. E dua këtë klub dhe duam t’i dhurojmë tifozëve një trofe të madh”, tha Haaland.

Tutje lojtari ka thënë se mendon që për një kohë të gjatë do të mbetet tek klubi gjerman.

“Nuk mendojë se do të largohem nga Borussia Dortmund për një kohë të gjatë”, përfundoi Haaland..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat