​Superliga e Shqipërisë, pas pak zhvillohen dy ndeshje derbi

Futboll

​Superliga e Shqipërisë, pas pak zhvillohen dy ndeshje derbi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Foto Ilustrim

Sot në Superligën e Shqipërisë në futboll po vijon zhvillimi i ndeshjeve të vlefshme për xhiron e 11-të.

Tre ndeshje tashmë veç se kanë përfunduar ku Bylisi e ka mposhtur Apolonia Fierin me rezultat 3-1, pastaj Kastrioti e ka mposhtur Lacin me rezultat minimal 1-0, kurse lideri i tabelës, Vllaznia e ka shkatërruar Skënderbeun me rezultat të thellë 5-1.

Por, kjo nuk është e gjitha. Nga ora 16:45 në program për t’u zhvilluar janë edhe dy ndeshje derbi ku ballafaqohen Partizani – Kukësi dhe Teuta – Tirana.

Kukësi dhe Partizani renditen në vendet dy dhe tre dhe i ndaj vetëm një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat