Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i shekullit

Futboll

Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i shekullit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i shekullit

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i shekullit nga “Globe Soccer Awards”.

Ronaldo u shpall si lojtari më i mirë i shekullit që nga viti 2001 deri më 2020.

Portugezi në këtë garë ka mposhtur rivalët e tij, Lionel Messin e Barcelonës dhe legjendën e Brazilit, Ronaldinhon.

Kujtojmë se klubi më i mirë i shekullit nga “Globe Soccer Awards” është zgjedhur Real Madridi, teksa trajneri më i mirë ishte Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat