Hoxhaj: Dua titullin me Vllazninë

Futboll

Hoxhaj: Dua titullin me Vllazninë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Hoxhaj: Dua titullin me Vllazninë

I shënoi katër gola Skënderbeut, ish-skuadrës së rij, duke marrë vlerësimet si më i miri i sfidës. Ardit Hoxhaj, në lidhjen me “Gol pas Gol”, deklaroi: “Është emocion shumë i madh. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të shënoja 4 gola, duke e ditur që kampionati ynë është shumë i vështirë.

Dua të falenderoj shokët e ekipit. Do të më pëlqente më shumë të fitoja titullin kampion. Është ndjesi e veçantë.

Nuk e kam menduar shumë trofeun e golashënuesit. Jam munduar të bëj më mirë për ekipin. Nuk e kam objektiv të dal golashënues.”

Topi, në shtëpi: “Topin e mora që ta firmosin të gjithë lojtarët. Kam pasur shumë luhatje në karrierë, sepse kam bërë zgjedhje të gabuara. Sivjet zgjodha Vllazninë që të luajë dhe të konfirmoj një sezon të mirë, pse jo të transferohem jashtë. Transferimi te Vllaznia ishte i duhuri.

Konkurrenca te Vllaznia: “Konkurrenca është mjaft e fortë edhe më këtë grup lojtarësh.

Nuk mendoj se do të bëjnë shumë afrime për të prishur grupin në janar. Mendoj se do të bëjnë një merkato të kujdesshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat