Ronaldo pas fitimit të çmimit: Më mungojnë tifozët në stadium

Futboll

Ronaldo pas fitimit të çmimit: Më mungojnë tifozët në stadium

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Ronaldo pas fitimit të çmimit: Më mungojnë tifozët në stadium

Pasi fitoi çmimin si “Lojtari i Shekullit”, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se i mungojnë tifozët dhe thirrjet kundër tij:

“Nuk i ndjek unë rekordet, ato më ndjekin mua. Pa shokët e skuadrës dhe pa një skuadër të madhe nuk do të kisha mbërritur tek këto rekorde. Sot, jam 36 vjeç, por futbolli më pëlqen ende më shumë. E adhuroj jetën time, punën dhe familjen time.

Të luash me një stadium të boshatisur është e mërzitshme. Respektojmë protokollet sepse shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka, por me të vërtetë është tepër e mërzitshme të zbresësh në fushë pa tifozë.

Më pëlqen shumë kur dëgjoj duartrokitjet, por edhe tifozat kundërshtarë më kontestonin dhe kritikonin. Shpresoj që në 2021 mund të rikthehemi të shohim njerëzit në stadium.

Portugalia mund të fitojë Europianin. Kemi një skuadër të mirë me një trajner fantastik. Lojtarët e rinj janë duke u përmirësuar shumë. Favoritet për mua janë, Spanja, Franca dhe Gjermania.

Të gjithë duhet të respektojnë Portugalinë dhe unë mezi po e pres të luajë në Euro 2021.”, përfundon Kristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat