Partizani me fishekzjarre për fundvit, Kukësi shkruan ditën e zezë të historisë

Futboll

Partizani me fishekzjarre për fundvit, Kukësi shkruan ditën e zezë të historisë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Partizani me fishekzjarre për fundvit, Kukësi shkruan ditën e zezë të historisë

Partizani i Ilir Dajës sot i ka dhënë një leksion që Kukësi do ta mbaj mend gjatë për faktin se 4 gola, verilindorët, kurrë në historinë e tyre dhjetëvjeçare në Kategorinë Superiore, nuk i kishin pësuar.

Në fakt, duhet të kthehemi në Kategorinë e Parë, në ndeshjen e datës 1 prill 2010 ndaj Erzenit në Shijak, për të parë 4 gola të pësuar (fitore 4-1 për shijakasit)…

Ishte ndeshje kampionati, pasi në Kupë dhe Superkupë i ka pësuar skuadra verilindore.

Madje, ekipi i fundit shqiptar që i kishte shënuar po 4 ishte Partizani në Superkupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat