Tirana dhe Teuta ndahen me barazim

Futboll

Tirana dhe Teuta ndahen me barazim

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Tirana dhe Teuta ndahen me barazim

Partizani ka treguar edhe njëherë se nuk është vetëm për të marrë pjesë në këtë kampionat, por mund të dominojë edhe një pretendent si Kukësi. Të kuqtë fituan thellë 4:1 sonte në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit në një ndeshje, e cila foli e gjitha për skuadrën e Ilir Dajës.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, me Asanin, që tundi rrjetën në minutën e 38 dhe i hapi rrugën e fitores skuadrës së tij. E dyta ishte e jashtëzakonshme për Partizanin. Skuadra kryeqytetase shënoi edhe tre gola të tjerë Bitrin, Bardhin dhe Malën me penallti. Goli i Ibraimit në fund me penallti vlejti vetëm për statistikë shkruan abcneës.al.

Në ndeshjen tjetër Tirana dhe Teuta janë ndarë në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”. Tirana shënoi shpejt me Halilin, që në minutën e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes durrsake, me bardheblutë, që e shfrytëzuan në maksimum. Pas golit Teuta e dominoi gjithë pjesën e parë, por barazim nuk erdhën.

Në të dytën ndeshja ishte më e balancuar, por ishte Teuta, që gjeti golin në minutën e 70 me talentin Kapllani, që u aktivizua vetëm pak para se të shënonte golin. Pas golit të barazimit, Tirana kishte dy raste me Muçin dhe Ismajlgecin, por nuk arriti të shënonte dhe ndeshja u mbyll në barazim.

Pas javës së 11-të Vllaznia shkëputet në krye me 25 pikë, 6 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Teuta e Kukësi renditen në vendet 3 dhe 4 me nga 17 pikë, ndërsa Tirana ndjek nga pas në kuotën e 15 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat