Liverpooli zhgënjen me barazim

Futboll

Liverpooli zhgënjen me barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Liverpooli zhgënjen me barazim

Liverpooli, lider i Premier Leagues, zhgënjen me barazim me rezultat 1:1 ndaj West Bromwich-it, në takimin që u luajt në stadiumin “Anfield”.

Në minutën e 12-të, futbollisti Sadio Mane kaloi në epërsi kampionin e Anglisë dhe dukej se gjithçka do të iu shkonte lehtë në vazhdim të sfidës, por nuk ndodhi ashtu.

Skuadra e West Bromwich iu doli dardhë me bisht, kur në minutën e 82-të, Semi Ajayi barazon rezultatin.

Liverpooli udhëheq renditjen me 32 pikë, ka tri më shumë se rivali i qytetit Everton, ndërsa West Bromwich zë vendin e 19-të me 8 pikë të mbledhura.

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, qëndrojë në bankë dhe nuk iu dha asnjë minutë hapësirë nga trajneri Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat