Bardhi: Daja po më kthen në formë

Futboll

Bardhi: Daja po më kthen në formë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Bardhi: Daja po më kthen në formë

Shënoi një gol dhe dhuroi një asist për Asanin (zhbllokoi rezultatin).

Jurgen Bardhi po kthehet në formën më të mirë, në futbollistin vendimtar që në momente të caktuara bën diferencën në fushë. Në lidhjen me “Gol pas Goli”, futbollisti i kuq deklaroi:

“Profesor Daja besoi tek unë, jam shumë i gëzuar sepse e mbyllem me një rezultat të mirë.

Çdo ndeshje është e vështirë, sidomos ndaj Kukësit, që është një ekip pretendent. Futbolli i ka të gjitha episodet.

Ndeshje pas ndeshjeje po i’a marr dorën.

Shpëtim Duro ma besoi pozicionin kur isha i ri, pasi jam në kontakt më shumë me topin, tani po luaj shumë mirë. Daja nëse bën një gabim, të thotë që ti nuk vlen fare. Daja po ndikon në formën time. Nuk po e kuptojmë se cili është ekipi i mirë dhe më i dobët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat