Lewandowski: Të sfidoj Ronaldon është ëndërr!

Futboll

Lewandowski: Të sfidoj Ronaldon është ëndërr!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Lewandowski: Të sfidoj Ronaldon është ëndërr!

Sulmuesi i Bayern Munchen Robert Lewandowski, që u shpall sot nga Globe Soccer Awards si futbollistit i vitit 2020, u shpreh: “Unë në tryezë me Cristiano Ronaldo dhe Messi? U përgjigja se mund t’i kisha ftuar ata për darkë, sepse të jem këtu me ata është diçka e veçantë.

Unë nuk e di se çfarë do të thotë që ata të jenë në krye për shumë vite, pritshmëritë janë shumë të larta. Duhet të mbash atë nivel, të ndihmosh ekipin, është e vështirë.

Për disa vite tani jam duke u përpjekur të jem në krye, të shënoj shumë gola dhe gjithashtu të tregoj se unë luaj në një nga ekipet ndoshta më të fortë të historisë.

Ne jemi të përqendruar në ndeshje, duhet të jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kundërshtar, por më 3 janar do të kthehemi në fushë.

Kur e shoh veten duke sfiduar lojtarë si Cristiano Ronaldo është një ëndërr që bëhet realitet. Për njëzet vjet nuk ka pasur asnjë tjetër që të shprehet në një nivel kaq të lartë nga Polonia, dhe unë jam i lumtur nëse fëmijët veshin fanellën time dhe e dinë që ekziston një lojtar polak që ka bërë kaq shumë gjëra pozitive.

Unë jam i lumtur që jam pjesë e të kësaj skuadre dhe që sot përfaqësoj Bayern”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat