​Tjetër lajm i hidhur për Mesut Ozil

Futboll

​Tjetër lajm i hidhur për Mesut Ozil

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:01
Mesut Ozil

Sipas raporteve të fundit nga “Tuttosport”, Arsenali i ka ofruar Mesut Ozilin Juventusit me “Topçinjtë” të hapur për të paguar gjysmën e pagës së lojtarit, por “Zonja e Vjetër” nuk është e interesuar për këtë operacion.

Mesfushori sulmues gjerman ka mbetur jashtë listës së Premier Ligës dhe Europa Ligës nga skuadra e Arsenalit për sezonin aktual.

32-vjeçari ende nuk ka bërë një paraqitje zyrtare këtë sezon dhe largimi i tij nga Londra e Veriut në janar duket i mundshëm.

Sipas “Tuttosport”, Arsenali dhe agjenti i lojtarit Erkut Sögüt ia kanë ofruar ish-yllin e Real Madridit klubeve të ndryshme evropiane, përfshirë Juventusin.

Gjigandët e Premier Ligës duan të lirohen nga Ozil në afatin kalimtar të janarit, gjashtë muaj para skadimit natyror të kontratës së tij, përcjell KosovaPress.

Për këtë arsye, ata janë të hapur për të paguar gjysmën e pagës së lojtarit, duke shitur falas fituesin e Kupës së Botës në Gjermani 2014.

Megjithatë, Juventusi raportohet të ketë refuzuar ofertën e Arsenalit.

Ozil luajti ndeshjen e tij të fundit konkurruese më 7 Mars, kundër West Ham United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat