Kapllani: Presidenti e parandjeu që do të shënoja

Futboll

Kapllani: Presidenti e parandjeu që do të shënoja

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:01
Kapllani: Presidenti e parandjeu që do të shënoja

Dejvid Kapllani shënoi golin e parë në kampionat, teksa më parë e ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupë. Sulmuesi i ri durrsak nuk i fshehu emocionet edhe në përfundim të ndeshjes.

Goli i parë: “Ishte emocion shumë më i madh që shënova golin e parë në kampionat sesa kur shënova në Kupë. Ishte moment që nuk u mendova dy herë për të goditur topin, ishte instiktive.

Presidenti sikur e parandjeu, më tha dje që do të shënosh. Goli nuk ishte rastësor. I jam lutur shumë Zotit në këtë moment që të shënoja golin e parë në kampionat. Jemi mjaft mirë në volum loje, të vazhdojmë kështu.”

Konkurenca: “Konkurenca të bën mirë. Krasniqi dhe Hebaj po bëjnë mirë, i kam shokë, kjo i shërben skuadrës.”

Barazimet në seri: “Është ngërç në ndeshjet brenda, prodhojmë lojë, por dhe arbitri na mohoi penallti të qartë. Ambienti është mjaft i mirë ne ekip, barazimet nuk kanë ndikuar për të prishur klimën e skuadrës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat