Ronaldo i irrituar që djali i tij konsumon pije të gazuara: Dua që ai të bëhet më i miri në futboll

Futboll

Ronaldo i irrituar që djali i tij konsumon pije të gazuara: Dua që ai të bëhet më i miri në futboll

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij

Cristiano Ronaldo thotë se nuk i pëlqen që djali i tij të konsumojë pije të gazuara.

Sulmuesi i Juventusit ka fituar çmimin ‘Lojtari i Shekullit’ nga Globe Soccer Awards të dielën dhe foli me gazetarët pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Ne do të shohim nëse djali im do të bëhet një futbollist i shkëlqyeshëm”, ka thënë ai.

“Ndonjëherë ai konsumon pije të gazuara dhe kjo më irriton, ai e di këtë”.

“Ndonjëherë i them djalit tim që të futet në një ujë të ftohtë për t’u rikuperuar pas një vrapimi në rutine dhe ai më thotë: ‘Babi, atje është ftohtë’. Është në rregull, ai është vetëm 10-vjeçar”.

Cristiano Junior, po luan në akademinë e Juventusit.

“Unë gjithmonë i them atij se duhet punë dhe përkushtim për të pasur sukses”.

“Unë nuk do të bëj presion që të bëhet një futbollist, por do të më pëlqente. Gjëja më e rëndësishme është të bëhesh më i miri në një fushë, qoftë futboll apo mjekësi “, ka shtuar më tej Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat