Trajneri i WBA tallet me Kloppin

Futboll

Trajneri i WBA tallet me Kloppin

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 00:16
Trajneri i WBA tallet me Kloppin

Liverpooli është ndalur në shtëpi me barazim 1:1 nga West Bromwich Albion, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Pas ndeshjes, trajneri i sapozgjedhur i West Bromwich Albionit, Sam Allardyce është tallur me trajnerin gjerman të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Allardyce ka thënë se ai do ta bënte me lehtësi atë që bënë Klopp te Liverpoolit si dhe ky i fundit nuk do mund të bënte "atë që bëra unë sot me lojtarët e mi".

“Unë mund ta bëj lehtësisht atë që Klopp po bën në Liverpool me disa nga lojtarët më të shtrenjtë.

Por ai nuk mund të bëjë me këta lojtarë të West Brom atë që unë bëra sot”, ka thënë Allardyce.

Ndryshe, Liverpooli pavarësisht barazimit mbetet lider në Premierligë me 32 pikë, derisa West Brom është e parafundit me tetë të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat